English

Balla: Punonjësit e policisë shpërblim 118 mijë lekë, zjarrfikësit pagë mujore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka dalë në një deklaratë për mediat për të bërë me dije vendimet e Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

- Advertisement -

Ai theksoi se çdo punonjës i policisë do të marrë një pagesë prej 118 mijë lekë të reja, ndërkohë pagesa është më e lartë për ata që janë angazhuar në operacionet kundër krimit.

Më tej ai shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, duke theksuar se këta të fundit do të marrin një pagë mujore.

“Çdo punonjës i policisë së shtetit për vitin 2023 do të marrë  një pagesë prej gati 118 mijë lekë të reja. Është në njëfarë mënyre është shpërblimi më i madh që mund të ketë marrë një polic, por të gjithë biem dakord të vlerësojmë punën që kanë bërë punonjësit e policisë. Në rastet e angazhimit në operacione pagesa ndryshon, pra është më e lartë. Lajmi i mirë është mirënjohja që qeveria ju jep punonjësve të zjarrfikësve në të gjithë territorin. Kemi miratuar një shpërblim për të gjithë punonjësit e shërbimit zjarrfikës të angazhuar në një situatë të vështirë që kemi kaluar gjatë kësaj vere. Qeveria do u transferojë të gjitha bashkive fondin, ku të gjithë zjarrfikësit do marrin shpërblim një page mujore”- tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?