Balla: Objektivi kryesor 74 mandate, në Elbasan marrim minimalisht 8 deputetë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit synojnë minimalisht të marrin 8 mandate nga 14 mandate.
Ndërsa për rezultatin në rang kombëtar, z. Balla tha se synimi kryesor është që të ruhen 74 mandate që morën në zgjedhjet e fundit në 2017.
“Synojmë të konfirmojmë numrin që kemi aktualisht dhe në 2-3 qarqet apo 4 dhe shtesë. Qarku i Elbasanit është një prej këtyre qarqeve. Nuk hyj tek rezultati i 2017, por po them që PS në Elbasan merr 8 mandate. Objektivi ynë minimal është 8 mandate. Populli elbasanas nuk i gabon peshorja kurrë”, deklaroi ai.
Z. Balla konfirmoi se në zgjedhje PS do të garojë si parti më vete dhe shtoi se kjo është bërë e ditur që në qershor 2017, pasi ishte rënë dakord për ndryshimin e Kodit Zgjedhor me opozitën.
“PS e ka thënë më 26 qershor 2017 që në zgjedhjet e vitit 2021 do të kandidojë pa asnjë aleatë sepse me Lulzim Bashës kemi rënë dakord që të ndërtonim një Kod Zgjedhor që të mos i lejonte koalicionet pavarësisht se çfarë ndodhi më pas”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur