Balla thirrje opozitës: Të mbyllim reformën zgjedhore brenda këtij sesioni

16 Janar 2026 | 13:22

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit socialist se një detyrë e rëndësishme e këtij sesioni do të jetë përmbyllja e reformës zgjedhore deri në fund të verës, para dekretimit të datës së zgjedhjeve vendore.

Balla theksoi se në komisionin bipartizan mes mazhorancës dhe opozitës duhet të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR ku me përparësi të veçantë është depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore.

“Në shtator presidenti do dekretojë edhe datën e zgjedhjeve vendore në 2027. Një detyrë kryesore dhe e përbashkët me opozitën nëse ata duan të përfshihen, deri në të enjten e fundit të korrikut të këtij viti duhet të kemi finalizuar reformën zgjedhore.

Duhet të jenë adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR ku përparësi të veçantë është depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore”, tha Balla.

Balla tha se PS do të kërkojë në pranverën e vitit 2029 mandatin e pestë qeverisës te shqiptarët, teksa shtoi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër me BE-në sesa sot.

“Qeveria jonë dhe grupi ynë parlamentar po e nisin këtë sesion parlamentar me bindjen tonë të palëkundur se misioni ynë kombëtar i bashkimit të plotë me Europën, s’ka qenë kurrë i qartë dhe më afër sesa sot.

Detyra e secilit prej 83 mandateve tona, s’ka qenë kurrë më e qartë sesa sot, nesër dhe për çdo ditë në 40 muajt në vijim, deri kur diku mes pranverës së vitit 2029 t’i kërkojmë popullit shqiptar mandatin tonë të pestë qeverisës, bashkë me kryeministrin tonë Edi Rama. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026