Balla vizitë në Moldavi, nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunimin mes dy vendeve
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nisur një vizitë zyrtare në Moldavi.
Balla zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë, Adrian Efros, ku firmosën dhe një marrëveshje për bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.
Gjatë takimit ministri Balla dhe homologu i tij Efros u dakordësuam mbi thellimin e bashkëpunimit ekzistues midis dy vendeve tona në të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Diskutuam mbi aspiratën e kahershme të dy popujve tanë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të reformave të ndërmarra përgjatë procesit të integrimit europian.
“Marrëveshja e firmosur sot midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë mbi bashkëpunimin policor është një hap i rëndësishëm për të rritur operacionet e përbashkëta policore dhe adresuar çështjet me rëndësi si krimi ndërkufitar, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve tanë.
Gjatë takimit diskutuam edhe mbi aspiratën e kahershme të dy popujve tanë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të mekanzmave të rëndësishëm EUROPOL apo INTERPOL”, deklaroi Balla në fjalën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit