Balliu: Spiropali shpif! Banorët e Unazës nuk votuan Veliajn, por Këlliçin
Ish-deputeti i PD Klevis Balliu tha në një intervistë për Euronews Albania se banorët e Unazë së re në Tiranë nuk votuan për Erion Veliajn në 14 maj por për Belind Këlliçin.
Balliu u shpreh se ministrja e shtetit, Elisa Spiroali ka shpifur në Kuvend për banorët e unazës, që sipas tij, jo vetëm nuk e votojnë PS, por kjo parti nuk organizon dot as takime në atë zonë.
“Spiropali në mënyrë të pafytyrë ka shpifur sot në Kuvend për banorët e Unazës dhe Astirit. Ajo deklaronte se Erion Veliaj, që hodhi gaz lotsjellës ndaj banorëve të Unazës, ka marrë votat e tyre. Jo vetëm që nuk i ka marrë votat, por në çdo palë zgjedhje dalin 600 vota minus, në zonën e Astirit janë 1800 vota më pak. Ata qytetarë nuk e votojnë qeverinë, pavarësisht presioneve që u kanë bërë. Ata banorë kanë votuar për Belind Këlliçin. PS nuk bën dot as takime në Unazën e Re”, tha Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Salianji: PD po shkon drejt çarjes dhe krijimit të partive të reja
- “Gati të ulem me çdo kundërshtar”, Bardhi: Duhet të bashkojmë bazën e PD
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori