Ballkani i Hapur është mjeti për të zbatuar Procesin e Berlinit, thotë Rama
Kryeministri Edi Rama thotë se nisma rajonale Ballkani i Hapur, është mjeti për të zbatuar Procesin e Berlinit.
Gjatë një fjalimi në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE, zhvilluar në Vjenë të Austrisë, Rama u shpreh se zbatimi i katër lirive të Europës, është mënyra sesi vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
“Që bashkëpunimi të jetë norma dhe 4 liritë e Europës, lëvizja e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve të jetë mënyra sesi ne jetojmë me njëri-tjetrin. Ndoshta ju keni dëgjuar që ky quhet Procesi i Berlinit. Ne duam ta zbatojmë, për këtë kemi ndërtuar mjetin e quajtur Ballkani i Hapur. Ballkani i Hapur është pikërisht ky mjet për të zbatuar Procesin e Berlinit dhe kjo është ajo se çfarë do të bëjmë”, theksoi kreu i qeverisë.
Në nismën Ballkani i Hapur marrin pjesë tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Jashtë kësaj nisme janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta