‘Ballkani i hapur, rruga jonë’, Rama: E pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën

27 Shtator 2021 | 11:05

“Jam edhe më i bindur që Ballkani i Hapur është rruga jonë, rruga jonë e përbashkët për të mirën tonë të përbashkët”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me kryeministrin Albin Kurti në Kosovë.

Ai theksoi se ka një dallim sipas tij mes nacionalizmit dhe patriotizmit, duke nënvizuar se mos-dakordësia me Kurtin për “Ballkanin e Hapur” është e natyrës politike.

“Nacionalizmi do të thotë ta duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi do të thotë të duash ta shohësh vetën mirë.  Natyrisht që kemi një mos-dakordësi në këtë pikë me Albinin, kjo është një mos-dakordësi e natyrës politike. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre nga një mos-dakordësi e kësaj natyre”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai pohoi se është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovë.

“E pashmangshme edhe kërkesa e faljes nga Serbia për krimet e paharrueshme të luftës së Kosovës, jo vetëm do të vijë, por do të vulosë fundin e rrugës së vështirë dhe të paqes”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026