Procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur? Von der Leyen dhe Rama përgjigjen për Euronews Albania
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen iu përgjigj pyetjes së gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu lidhur me qëndrimin e saj për Ballkanin e Hapur.
Von der Leyen tha se Procesi i Berlinit ka nisur të funksionojë përmes integrimit të një tregu të përbashkët, por se mund të ketë edhe iniciativa rajonale.
“Keni angazhimin tonë që ta shtyjmë Procesin e Berlinit para. A mund të ketë iniciativa të tjera? Ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të respektojnë objektivat e përbashkëta të integrimit të këtij tregu të përbashkët rajonal. Iniciativat duhet të jetë gjithëpërfshirëse, vizionare për të ardhmen dhe duhet të respektojnë objektivat e përbashkëta. Kështu do të kenë edhe mbështetjen time të plotë”, tha presidentja e KE.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se ‘Ballkani i Hapur’ nuk është një proces që konkurron Procesin e Berlinit, por tregon siç tha, si ‘i zoti e nxjerr gomarin nga balta’.
Sipas kreu të qeverisë, ‘Ballkani i Hapur’ është një iniciativë rajonale për të shtyrë përpara nisma që nuk mund të shtyhen nga Procesi i Berlinit, i cili siç tha në 8 vjet nuk ka mundur ende të heqë ‘murin’ që ndan Ballkanin Perëndimor nga BE.
Rama tha se ndryshimi tek ‘Ballkani i Hapur’, qëndron në faktin që sicili vend mund të zgjedhë të bëhet apo jo pjesë e nismës, por pa mbajtur peng vendet e tjera.
“Nga procesi mëmë i Berlinit të realizojmë de fakto ato që thuhet kur bëhet samiti 1 herë në vit. Shkojmë nga Samiti në samit dhe progres nuk ka, u bënë 8 vjet dhe akoma kemi një mur me barriera jotarifore. Ballkani i Hapur’ është i hapur për të gjithë. Kush do vjen, kush nuk do nuk vjen por nuk na merr peng të gjithëve. Berlini ka edhe këtë që nëse nuk do një vend, i prish punë të tjerëve. E vetmja gjë që mund të them për Ballkanin e Hapur është se kush vjen më vonë vetëm i ka humbur kohë vendit të vet”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta