Ballkani mbetet fushë-betejë e interesave gjeopolitike, thotë analisti

27 Shtator 2021 | 15:13

Analisti politik, Krenar Shala është i mendimit se Ballkani mbetet fushë-betejë gjeopolitike e ndikimeve të shteteve të mëdha.

Duke analizuar situatën që po kalon Kosova, ai tha se tensionet i pengojnë dy vendet që të ndërmarrin reformat e nevojshme për t’u integruar në strukturat euro-atlantike dhe nga kjo përfiton kryesisht Rusia.

“Ballkani që një shekull e gjysmë është arenë e fushë-betejave politike të fuqive të mëdha, nuk është aspak çudi që kjo fushë-betejë vazhdon të jetë gjatë,” – tha Shala.

Analisti politik u shpreh se Rusia e ka bërë të qartë vazhdimisht synimin për të penguar integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE apo NATO. Ajo ka synime të tjera strategjike dhe përmes ndikimeve të ndryshme tensionon situatën që shtetet të mos i ndërmarrin reformat e nevojshme për integrimin.

Shala mori si shembull Malin e Zi dhe tha se destabilizimi në këtë shtet erdhi si rrjedhojë e ndikimeve të Rusisë. Ai shtoi se ngjashëm po synohet të bëhet edhe me Kosovën aktualisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026