Ballkani Perëndimor, temë diskutimi në samitin SHBA-BE

20 Tetor 2023 | 10:43

Situata në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i përbashkët në këtë rajon do të jetë një prej temave të samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet më 20 tetor në Uashington.

Kështu konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet në Bruksel, duke thënë se në konsultimet me partnerët amerikanë është përmendur edhe Ballkani Perëndimor si temë e samitit.

Megjithatë, burimet diplomatike thanë se kësaj teme nuk pritet që liderët e SHBA-së dhe BE-së t’i kushtojnë shumë kohë në samit, pasi aty do të diskutohet për dy krizat më të mëdha në botë aktualisht, përkatësisht për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Po ashtu, vëmendje do të marrin edhe raportet tregtare me Kinën.

Gjithsesi, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja situata në Bosnje e Hercegovinë dhe situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor janë tema që kërkojnë kujdesin e përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit.

Një ditë pas mbajtjes së samitit në Uashington, në Kosovë dhe Serbi do të nisin vizitën i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me kolegët e tij nga Gjermania, Franca dhe Italia. Vizita e përfaqësuesve ndërkombëtarë synon të ringjallë dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në BE thonë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që SHBA-ja të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi, por edhe rolin udhëheqës të BE-së si lehtësues në këtë proces.

Samiti SHBA-BE është i pari që zhvillohet pas më shumë se dy vjetësh. Nikoqir i takimit të së premtes do të jetë presidenti amerikan, Joe Biden, ndërkaq nga BE-ja në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Në këtë takim pritet të shprehet mbështetja e përbashkët për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2% të enjten për shkak të shqetësimeve se inflacioni dhe një ekonomi e ngadalësuar mund të ndikojnë...
20:33 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Google theu rekordin historik të kërkimit gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Egjiptit në Kupën e Botës

Motori i kërkimit në internet Google regjistroi numrin më të lartë të kërkimeve në historinë e tij gjatë ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës...
20:14 | 09/07/2026