Ballkani shkruan historinë, kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës

26 Gusht 2022 | 07:21

Kampioni i Kosovës Ballkani do të jetë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës duke shkruar kështu historinë në futbollin kosovar.

Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur atë të Shkupit me rezultat minimal 1-0 të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke bërë kështu që Shkupi të eliminohet me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas 180 minutave lojë, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Meriton Korenica në minutën e 70’ të ndeshjes.

Për Ballkanin nuk mungoi as mbështetja e rreth 10 mijë tifozëve në tribunat e stadiumit.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Ballkanin e trajnerit Ilir Daja, por edhe për të gjithë futbollin e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026