Balluku debat me Mziun në Kuvend: Albcontrol, një institucion i ‘anëtarësuar’ në BE
Ministrja e Infrastrukturës dhe Ebergjisë, Belinda Balluku u përplas në Kuvend me deputetin demokrat Xhelal Mziu, për projektligjin “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”.
Balluku zbuloi në Kuvend arsyet pse duhet ndryshuar ligji, në mënyrë që Albcontrol të mos bie ndesh me Eurocontrol ku aderon.
“Biem ndesh me Eurocontrol ku ne aderojmë. Nuk mund të prodhojmë fitim, ndaj po e kthejmë në një institucion publik buxhetor jofitmprurës”, tha Balluku.
Ajo shtoi se Albcontrol është një institucion që mund të quhet tashmë i anëtarësuar në Bashkimin Europian, për shkak se përdor praktika të njëjta ndërkombëtare me vendet evropiane.
“2020-2021 për aviacionin kanë qenë dy vite të vdekura. Flitet për vitet 2022-2023 që kanë qenë dy vite të konsolidimit për të parë se si do ecte kjo kompani. Nuk mund të ketë fitim Albcontrol ndesh me parimin erokontroll për koston bazë zero. Ky është thelbi, po unë e kuptoj që është çështje teknike. Përsa i përket mënyrës se si navigojnë navigimet ajrore. Rama ka aftësi të jashtzakonshme menaxheriale. Ka aftësi të jashtëzakonshme politike, por nuk merret me navigimin ajror.
Navigimi ajror është një çështje e konventave ndërkombëtare. Albcontrol është një institucion që duhet ta quani të anëtarësuar në Bashkimin Europian, aty operohet prej vitesh në bazë të konventave ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë ndryshim mes nesh apo navigimit ajror mes Francës, të Italisë, Greqisë apo kujto tjetër”, tha Balluku.
Kundërshti ndaj ndryshimeve dhe miratimit të projektligjit të ri pati deputeti demokrat Xhelal Mziu.
“Nuk thashë fitim, të thashë të ardhurat e krijuara nga Albcontrol në 11 vite janë 350 milionë euro, nga të cilat 250 milionë kanë qenë tender. Ti nuk kupton kujt i thonë sh.a dhe kujt i thonë ndërmarrje publike. Ligji thotë një sh.a që të shkrihet duhet të kalojë në likuiditet. Ju sfidoj hajde shkojmë në aeroportin e Kukësit, të shohim nëse ka punonjës apo nëse ulet qoftë një avion”, tha ai.
LEXONI GJITHAHSHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta