Balluku e Manastirliu inspektojnë në Korçë aksionin për instalimet elektrike
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë vendin sa i takon masave të sigurisë së instalimeve elektrike, kaldajave dhe enëve nën presion, apo bombolave të gazit që përdoren në institucionet arsimore.
Aksioni është shtrirë në të gjithë vendin, duke pasur në fokus sigurinë e objekteve arsimore. Inspektorët e ISHTI-t do të verifikojnë në terren kushtet e sigurisë, duke lënë edhe detyra konkrete kudo ku do të evidentohen problematika.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin në shkollën 9-vjeçare “Nuçi Naçi” në qytetin e Korçës, ku ndoqën nga afër të gjithë procesin. Drejtori Sokol Zaimi bëri të ditur të gjitha hapat që po ndiqen nga ana e inspektorëve të ISHTI-t.
Ministrja Balluku tha se prej disa kohësh ka nisur një inspektim i të gjitha institucioneve arsimore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit edhe me pushtetin vendor dhe të gjitha institucionet e tjera për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore. “Ne duhet të mitigojmë të gjithë ato problematika që janë në njësitë arsimore që janë të ndërtuara prej kohësh, ndërkohë që unë jam shumë e sigurtë që të gjitha projektet e reja i kanë kushtet dhe parametrat që duhen plotësuar dhe sigurisht ata që ndjekin kontratat do ti plotësojnë këto”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se është e rëndësishme evidentimi i të gjitha problematikave teknike, si dhe të lihen detyrat për të ndërhyrë menjëherë kudo ku do të evidentohen problematika. “E rëndësishme është angazhimi i të gjithë aktorëve për të kontribuar dhe për të rritur sigurinë në shkolla, ashtu siç kemi bërë prej muajsh për të rritur sigurinë në fushën e turizmit”, u shpreh Balluku.
Nga ana e saj, Ministrja Manastirliu tha se “dua t’iu nxis të intensifikohet ky inspektim në të gjithë territorin, duke e pasur vëmendjen qoftë në objektet të cilat janë rikonstruktuar më herët, por dhe ato që realizohen dhe përfundojnë rishtazi. Kjo, për të garantuar sigurinë në shkolla për sa i përket infrastrukturës fizike, në mënyrë që të garantojmë që të gjithë parametrat e mësimdhënies të jenë ashtu sikurse ne i duam, me sigurinë maksimale. Jemi duke punuar fort për aspekte që përkasin investimeve në shkolla, besoj dhe për ju do të jetë një punë shumë më e mirë, më e shpejtë edhe më e lehtë, kur bëhet fjalë për investime, të cilat janë të reja, të parametrave bashkëkohorë”.
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo duke shprehur mbështetjen për këtë aksion siguroi se bashkia e Korçës do të marrë menjëherë masa për adresimin dhe zgjidhjen e çdo problematike që do të evidenohet nga ana e inspektorëve të ISHTI-t në çdo institucion arsimor që është pjesë e territorit të kësaj bashkie.
Janë më shumë se 3 mijë institucione arsimore në të gjithë vendin që do të jenë pjesë e kontrolleve nga ana e inspektorëve të ISHTI.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve