Komedia “zbulimi” në Kolonjë, vepra e autorit anglez trajton problemet në çift

7 Maj 2024 | 16:19

Aktori dhe regjisori i njohur Salsano Rrapi ka sjellë për artdashësit kolonjarë shfaqjen “Zbulimi”, një vepër e autorit John McCann, e interpretuar nga vet regjisori dhe aktoret Erjona Kakeli e Flobensa Bezati.

Autori anglez McCann në këtë shfaqje trajton jetën bashkëshortore midis një skenaristi të shquar e një ministreje angleze, jetë e cila ka përplasjet e çiftit deri në divorc por si njëri dhe tjetri kërkojnë t’i japin një mundësi të dytë martesës së tyre dhe ja dalin të bashkohen.

Për aktorët kryesorë pavarësisht se vepra është e shkruar nga një autor anglez ajo duket se prek jo pak edhe realitetin shqiptar.

“Për gjithë atë që i mungon marrëdhënies njerëzore, asaj në çift, komunikimi. Mungesa e komunikimit sjell gjithë problemet ku është e ne Shqipëri pavarësisht se autori është anglez, çdo gjë ka stil anglez por kjo shfaqje rri shumë mirë dhe në Shqipëri sepse është problemi kryesor. E vështirë kur e ke ne shtëpi gjatë kohës që nuk je ne pune, por e kaluam me sukses, madje ka qenë e suksesshme si shfaqje”,-tha aktori Salsano Rrapi.

“Është e vërtetë, këtë mesazh ka vepra, humori fin. Pa komunikuar nuk ka sqarim, kjo nuk vlen vetëm për çiftet por për gjithë marrëdhëniet njerëzore. Ka qenë e suksesshme e shpresojmë të vazhdojmë më tej”-tha aktorja, Erjona Kakeli.

Shfaqja “Zbulimi” pritet të shfaqet edhe në skenat e tjera të teatrove të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026