Basha: Bëjnë teatër për zhvillime pseudo-politike, gjithë ditën dëgjojmë “kukuvajka”

19 Janar 2024 | 17:12

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli këtë të premte në një konferencë për gazetarët ku tha se në Tiranë po dëgjohen vetëm “kukuvajkat e Kuvendit dhe kryeministrisë” dhe asgjë që lidhet me interesin e qytetarëve.

Ai tha se i duhet kushtuar më shumë rëndësi sigurisë kombëtare dhe interesave të qytetarëve.

“Në Tiranë dëgjohen vetëm kukuvajkat e mëngjesit te Kryeministria dhe Kuvendi, dhe kukuvajkat e darkës, që e dini ju ku janë, asgjë për të mirën e vendit dhe asgjë për sigurinë kombëtare.

Duan ta mbajnë të mbyllur debatin, për interesa të tyre personale, kryesisht për këtë që është në pushtet dhe që bën teatrin me regji për zhvillimet pseudo-politike të javës. çfarë zhvillimesh pseudopolitke e kam fjalën?

Për ato të cilat nuk marrin parasysh asgjë, në lidhje me diçka kaq shqetësuese siç është siguria kombëtare dhe siguria e Kosovës, për atë që nuk merr asgjë parasysh sa i tkaon interesit të shqiptarëve në lidhje me ekonominë, me emigracionin masiv, me pamundësinë për të përballuar jetesën me pagat aktuale, me zhvatjen që i bëhet vendit, me një paketë buxhitare më të lartë në 30 vite, ku nuk pikon asgjë për shtresat e varfëra”,-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026