“Ndihmë ushtarake për Kosovën”, Basha: Të hënën dorëzojmë amendamentin në Kuvend

19 Janar 2024 | 17:20

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në konferencën e mbajtur këtë të premte, se ditën e hënë PD do të dorëzojë në Kuvend një amendament ku të kërkojnë që 50 milionë euro, nga buxheti i vitit 2024, të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë.

Ai tha se kjo gjë përbën një interes esencial të sigurisë kombëtare, ndaj shpreson që kjo çështje mos të “bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik”.

“Ditën e hënë Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë, një amendament të mega-buxhetit që u kalua për 4 minuta, prej 7 miliardë eurosh, me afro 1.3 miliardë euro shpenzime kapitale, nga i cili do të kërkojë rialokimin e 50 milionë eurove, afërsisht 5 miliardë lekë të reja, ndihmë ushtarake për republikën e Kosovës.

Natyrisht presim që të paktën në këtë interes esencial të sigurisë sonë kombëtare, të  sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe të qëndrimit në krah me mjete modeste, në krahasim me investimin që po bëjnë aleatët tanë, presim të mos bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik ku e kanë futur aktualisht protagonistët e teatrit të përditshëm”,-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026