Balluku falenderon Ramën dhe bashkëpunëtorët në Ministrinë e Infrastrukturës: Mirënjohëse

6 Mars 2026 | 16:59

Pasi i dorëzoi këtë të premte stafetën e detyrës ministrit të ri, Enea Karakaçi, Belinda Balluku ka postuar një status në rrjetet sociale ku ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe kryeministrin Edi Rama.

“Mirënjohëse dhe falënderuese Edi Ramës për besimin që më ka dhënë, detyrat që më ka besuar e shansin e jashtëzakonshëm për të vënë një gurë në realizimin e vizionit të tij, por mbi të gjitha i jam mirënjohëse për frymëzimin që përcjell tek ne të gjithë”, shkruan Balluku.

Falenderimi për punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

“Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe dashurinë që nuk ma kurseni në ditët me diell e ato pa dritë! Jam e nderuar e krenare për rrugëtimin që bëmë së bashku, për punën e sakrificat që ndamë, e mbi të gjitha për rezultatet e pakontestueshme. Nuk ka asgjë më shpërblyese se mijëra mesazhet që kam marr sot, asgjë më shpërblyese se sytë e përlotur të kolegëve, me të cilët kam ndarë ëndrrën e madhe për ndërtimin e Shqipërisë europiane. Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen, fjalët lënë plagë e vraga, por në fund ato i merr era. Ajo ç’ka mbetet, janë punët e ajo ç’ka nuk thyejnë e fshijnë fjalët, janë veprat”, shkruan ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026