Balluku në rrugën Elbasan-Qafë Thanë: Brenda qershorit, procedura për lotin e dytë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndoqi nga afër punimet në lotin e parë në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8. Brenda qershorit pritet zhvillohet procedura për lotin e dytë të kësaj vepre.
Punimet në lotin e parë të rrugës Elbasan-Qafë Thanë kanë avancuar. Deri më tani janë realizuar afro 23% e punimeve fizike të fokusuara kryesisht në hapjen e trasesë dhe ndërtimin e mbrojtjes lumore, tha Balluku.
“Për ne ky korridor ka dhe një vlerë shumë të madhe përsa i përket portit të ri të Durrësit, pasi parashikon lidhjen direkte me portin e ri të Durrësit si përmes autostradave, ashtu dhe përmes hekurudhës dhe duke furnizuar kështu portin e thatë të Strugës që do të jetë pjesë e portit të ri të Durrësit”, tha Balluku.
Brenda muajit qershor pritet të zhvillohet procedura edhe për lotin II të kësaj vepre, i cili përfshinë segmentin që nis në Mirakë dhe përfundon tek kthesat e Murrashit. Tek prioritetet, Balluku renditi edhe bypass-in e Elbasanit.
“Prioritet për ne mbetet bypassi i Elbasanit, i cili tashmë është në fazë studimi. Shumë shpejt do të kemi projektin për të filluar më pas garën. Sigurisht ne do të aplikojmë, siç kemi bërë me të gjithë bypass-et në fondet e IBRD dhe të Bankës Europiane për Investim me shpresën që të kemi mbështetjen e tyre, duke e ditur që ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore dhe të ndërlidhjes, pasi tashmë autostrada Tiranë-Elbasan është një autostradë shumë e frekuentuar”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme