Balluku: Po punojmë për të krijuar një burim energjie nga gazi

5 Korrik 2022 | 10:30

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një takimi me biznesmenë në Holandë u shpreh se Shqipëria po punon për të krijuar një burim të qëndrueshëm energjetik.

Sipas saj kjo mund të realizohet nga një burim të qëndrueshëm që vjen nga prodhimi i termocentraleve me gaz të lëngshëm natyror.

“Duhet të krijojmë burime të  reja të energjisë që janë parqet diellore apo mullinjtë e erës. Po krijojmë fort për të punuar për një burim të ri energjetik, që të jetë i besueshëm dhe të jetë në kontrollin tonë.  Ne vuajmë shpesh nga thatësia në Shqipëri. Ashtu siç tregonin të gjithë shifrat dhe analizat nga deti i veriut për prodhimin e energjisë nga era, me 50% më pak për shkak të erës me shpejtësi të ngadaltë. Po punojmë të krijojmë një burim të qëndrueshëm energjie që vjen nga prodhimi i termocentraleve me gaz lëngshëm natyror. Kjo të jetë zgjidhje jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet fqinje”, u shpreh ministrja Balluku.

Ajo nënvizoi se duhet të krijojmë siguri energjetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026