Balluku prezanton kreun e ri të Transporteve: DPSHTRR shembull për shërbimet publike
Nga sot DPSHTRR do të ketë një drejtues të ri. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi Kreshnik Bajraktarin në krye të këtij institucioni, ndërsa listoi një sërë investimesh te reja, qe kane ndryshuar modelin e sherbimit ne kete drejtori.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Kreshnik Bajraktarin. Në fjalën e saj, ministrja foli për investimet që janë bërë në këtë drejtori, pas ikjes së koncesionarit privat dhe marrjes në kontroll nga shteti.
Belinda Balluku: DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale. Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjell DPSHTRR në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike.
Kreshnik Bajraktari shprehu bindjen se në bashkëpunim me stafin e DPSHTRR do të arrijnë të ofrojnë shërbime cilësore dhe transparente.
Kreshnik Bajraktari: Jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj detyre, por në bashkëpunim me gjithë stafin do arrijmë ta çojmë përpara institucionin për të ofruar shërbime cilësore, të shpejta, efikase dhe me transparencë të plotë. Shpreh dëshirën dhe pasionin për të punuar me përkushtim, për të shpërblyer këtë besim.
Kreshnik Bajraktari , i cili la një ditë më parë drejtimin e portit të Durrësit, zëvendëson në këtë detyrë Endri Haxhiun
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje