Banakierja po shërbente kur u vra, autorët kishin dijeni për personat në lokal
Edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga atentati në Don Bosko ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.
Grupi hetimor e ka përqendruar hetimin tek kamerat e sigurisë ku bëhet me dije se në një distancë prej 100 metra larg vendit të ngjarjes përmes filmimeve vihen re dy persona teksa zbresin nga makina, qëllojnë në drejtim të lokalit dhe më pas janë larguar me shpejtësi me mjetin tip BMW.
Kamerat e sigurisë të lokalit nuk ishin funksionale pasi ishin shkëputur në kuadër të operacionit ‘Fijet’.
Për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona. Dëshmitarët e këtij atentati përballë hetuesve kanë treguar se gjithçka ka ndodhur në pak momente, ndërsa atentatorët sipas tyre kanë qenë të maskuar.
58-vjeçarja Mimoza Paja e cila mbeti edhe viktimë e këtij atentati, në momentin që atentatorët kanë hapur zjarr ka qenë në këmbë duke iu shërbyer klientëve që ndodheshin në lokal.
Grupi hetimor dyshon se autorët kanë pasur informacion për personat që ndodheshin brenda, pasi në lokal përveç xhaxhait të Fatjon Muratit, i cili mbeti i plagosur, ishin edhe vëllai dhe djali i xhaxhait të tij.
Sipas sistemit TIMS, Fatjon Murati ka dalë nga Shqipëria më 12 mars në mëngjes në drejtim të Kosovës.
Një ditë pas atentatit një makinë tip BMW u gjet e djegur në vendin e quajtur ‘Ura e Sulë Meres’, në fshatin Likmetaj, ndërsa brenda tij janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga hetimet paraprake dyshohet se automjeti që u gjet i djegur iu përket autorëve të atentatit në Don Boskos.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta