Akt terrorist! Poli Hoxha për ngjarjen e Don Boskos: Ishte përtej çdo limiti
Gazetari Poli Hoxha tha se ngjarja në Don Bosko duhet të konsiderohet si ngjarje terroriste. Sipas tij të gjithë personat që ishin brenda në lokal kanë rrezikuar jetën dhe për autorët e krimit, që të gjithë konsiderohen të vdekur.
I ftuar në Euronews Albania, ai tha se gjuajtja me kallashnikov në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit, është një kundërpërgjigje e organizatës kriminale të Ervis Martinaj dhe se ajo i ka kaluar edhe limitet e mafies.
“Mesazhi është që organizata e Ervis Martinaj është e fortë dhe kundërpërgjigja do jetë përtej çdo limit që njihet edhe në kodet e krimit dhe të mafies dhe organizata, sepse të qëllosh në një lokal plot me njerëz vetëm sepse të qëllosh mbi një lokal plot me njerëz vetëm se është lokali i armikut tim, apo ka njerëz të afërt të armikut tim.
Ky nuk është atentat, është terror. Duhet futur te veprat e terrorizmit. Ata 5 të plagosurit, por edhe të gjithë ata që shpëtuan atje brenda konsiderohen të vdekur. Shyqyr zotit që janë gjallë, por për ata që kryen masakrën konsiderohen të vdekur”, tha gazetari Poli Hoxha në një lidhje direkte për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lirimi i Fatjon Muratit, Gjykata e Apelit zbardh vendimin
- “Rikthimi i një lufte”, Poli Hoxha: Vrasja ishte mesazh për Fatjon Muratin
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera