“Rikthimi i një lufte”, Poli Hoxha: Vrasja ishte mesazh për Fatjon Muratin

13 Mars 2023 | 13:55

Rikthim i një lufte pas një armëpushimi të gjatë  dhe mesazh të qartë e ka konsideruar gazetari Poli Hoxha ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në Don Bosko, ku mbeti e vrarë banakierja dhe u plagosën disa të tjerë.

Hoxha tha në një lidhje direkte për Euronews Albania, se autorët dhanë një mesazh të qartë jo vetëm për Fatjon Muratin por edhe për Indrit Doklen duke nënkuptuar një “rikthim” të Ervis Martinaj. Ai ka shtuar gjithashtu se për të varianti i pengmarrjes apo vrasjes është shumë i dyshimtë dhe se mendohet edhe që e gjitha të ketë qenë inskenim i tij.

“Kjo është e qartë, është rikthimi i një lufte pas një armëpushimi të gjatë që nga momenti i zhdukjes misterioze ende pa një fat të caktuar të Ervis Martinaj, e cila po rikthehet shumë egër e shumë vrullshëm.

Është një ngjarje shumë e rëndë, e cila ka një parathënie të keqe edhe për të ardhmen. Personit që ju dha mesazhi, Murati, ishte nën hetim për vrasjen e kushëririt të Ervis Martinaj.

Ervis Martinaj nuk ka qenë asnjëherë fizikisht, është organizata e tij. Unë kam thënë se për mendimin tim, varianti i pengmarrjes apo vrasjes është shumë i dyshimtë. De facto po hetohet për të dyja pistat njëlloj, madje ndonjëherë prevalon inskenimi. Kjo shfaqje kaq brutale është një mesazh për Fatjon Muratin dhe për Indrit Doklen”, tha gazetari.

Më tej Poli Hoxha se ngjarja e djeshme në Don Bosko dha mesazhin se “shampanja” e hapur nga kundërshtarët e Martinaj është hapur kot, pasi kundërpërgjigja që ata dhanë është përtej kodeve të mafias.

“Mesazhi është, që në vazhdën e vrasjeve që kanë ndodhur që shpesh i harrojmë, Ervis Martinaj ngjante edhe para zhdukjes si i gjunjëzuar. Mesazhi është që organizata e Ervis Martinaj është e fortë dhe se atë “shampanjën që hapën kundërshtarët” e hapën kot. Dhanë mesazhin që kundërpërgjigja do jetë përtej çdo limit që njihet edhe në kodet e krimit dhe të mafies”, tha për Euronews Albania gazetari Poli Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024