Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë në galerinë franceze

22 Korrik 2025 | 18:43

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë të dytë nga një vizitor në një muze në Francë.

Vlera e kësaj vepre arrin në 6 milionë dollarë ndërsa ngjarja ndodhi më 12 korrik në galerinë Centre-Pompidou Metz, në lindje të Francës, ku vizitori konsumoi bananen, ndërsa ekipi i sigurisë veproi shpejt duke rikthyer veprën në vend vetëm disa minuta më vonë.

Bananja është një element i prishshëm i veprës, i cili zëvendësohet rregullisht sipas udhëzimeve të artistit.

Galeria njoftoi se artisti ishte i zhgënjyer nga veprimi i vizitorit ndërsa kjo nuk është hera e parë që kjo banane bëhet objekt i këtij veprimi.

Në vitin 2019, në panairin Art Basel Miami në Florida, amerikan David Datuna e shkuli bananen nga muri, e qëroi dhe e hëngri para qindra vizitorëve, duke krijuar një moment viral në botën e artit.

Atëherë, vepra u shit me një banane zëvendësuese për 120 mijë dollarë.

Në nëntor 2024, koleksionisti kinez Justin Sun e bleu “Komediani” në ankand për 6.24 milionë dollarë, përpara se të hante vetë bananen.

Galeria Centre-Pompidou në Metz e cilëson këtë vepër si “ndoshta veprën e artit më të ngrënë të 30 viteve të fundit.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre....
21:50 | 02/07/2026