Bankat shënojnë rekord fitimesh për vitin 2023 në Shqipëri
Fitimi neto i Bankave në Shqipëri gjatë vitit 2023 ishte 280 mln euro. Fitimet e vitit të kaluar përbëjnë një rekord absolut në këtë sektor, i cili nuk është arritur në asnjë prej viteve të kaluar.
Të dhënat dalin nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe ky rezultat i detyrohet fitimeve të shtuara nga rritja e normave bazë të interesit.
Në Shqipëri kryejnë aktivitet njëmbëdhjetë banka, të cilat kanë bashkërisht asete në masën rreth 19 miliardë euro.
Në aktivitetin e tyre vjetor, të 11 bankat mbyllën një pjesë të degëve apo filaleve dhe rritën numrin e punonjësve.
Asetet e tyre u rritën 5%, kapitali aksioner u rrit me 8%, ndërsa fitimet me 19%.
Fitimet e shtuara të bankave duket se kanë ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e interesave të borxhit publik, por një hapësisr të konsiderueshme fitimi zënë edhe komisoniet e gjobat.
Po ashtu, ulja e nivelit të kredive me probleme nga 5.25 % në fillim të vitit, në 4.7% në dhjetor përkthehet me një rezultat më të mirë financiar për sektorin.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni