AI sfidon bankat, Sejko: Institucionet të jenë gati për të ndërhyrë me rregullore
Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale po sfidon sistemin bankar. Për këtë arsye, guvernatorët e bankave europiane kanë diskutuar mundësitë për ndërhyrje dhe rregullore të reja në forumin “Euromoney” në Austri.
Inteligjenca Artificiale dhe sistemet kompjuterike po marrin hov në ekonominë botërore dhe tashmë sfidë për qeveritë dhe bankat mbetet edhe kontrolli i tyre.
Në forumin “Euromoney” në Austri, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se rreziqet që vijnë nga to, janë të mëdha dhe bankat qendrore duhet të jenë të gatshme të ndërhyjnë me rregullore të përshtatshme.
Në praninë e kolegëve guvernatorë, Sejko foli edhe për qendrueshmërinë e ekonominë vendase.
Sipas tij, në Shqipëri inflacioni u reduktua nga 8.3% në nëntor 2023, në nivelin prej 4% në dhjetor 2023. Në të njëjtën kohë është siguruar dhe ruajtja e një rritjeje ekonomike solide prej rreth 3.5% për vitin 2023
Forumi “Euromoney” për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore është një aktivitet i përvitshëm që mbledh së bashku figura të njohura të fushës akademike, ekonomike e financiare.
LEXONI GJITHASHTU:
Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 14:42 Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
- 14:22 Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë