Ligj i ri për Agjencinë e Inteligjencës, rishikohen sistemet e mbrojtjes
Qeveria synon të forcojë sistemet e sigurisë dhe të mbrojtes, duke sjellë një ligj të ri për Agjencinë e Inteligjencës. Ligji integron edhe bashkëpunimin me organet e drejtësisë, të cilat janë riformatuar.
Qeveria po rishikon ligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, një institucion ky në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në dokumentin e hedhur për konsultim, argumentohet se qëllimi i këtyre ndryshimeve lidhet me përmirësimin e strukturës, trajtimin më të mirë financiar të punonjësve dhe rregullimin e marrëdhënieve pme strukturat e tjera që janë të lidhura me këtë Agjenci.
Ndryshimet marrin në referencë edhe kuadrin ligjor përkatës të vendeve të NATO-s, të tilla si Kroacia, si dhe konsultimet me aleatët.
Ato vijnë gjitashtu, në kushtet e një sistemi të ri të drejtësisë, ku pjesa e institucioneve gjatë viteve të fundit u janë nënshtruar riorganizimeve dhe Agjencia do të duhej të kishte gjithashtu përshtatje me kushtet e reja.
“Prokuroria, gjykatat, krijimi i SPAK-ut, nxjerrja e ligjit për Policinë e Shtetit dhe AMP, institucione me të cilat Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes bashkëpunon për realizimin e misionit të saj, nxitën nevojën për të ndërhyrë në ligj”, thuhet në relacion.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 16:34 Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias
- 16:29 Temperaturat e larta, Barcelona shpërndan byzylykë monitorues të nxehtësisë për ekipet që punojnë në natyrë
- 16:22 Mrekulli në Venezuelë, 44-vjeçari nxirret i gjallë pas 8 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
- 16:09 “Propagandë ruse”, deputetët kërkojnë ndalimin e transmetimit të filmit vizatimor “Masha dhe Ariu” në Britani
- 16:09 Rikthimi i “El Niño” Ekspertët paralajmërojnë : 2026 rrezikon të jetë një nga vitet më ekstreme të regjistruara
- 16:05 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei