Bankat dhanë 4.5 miliardë euro kredi në vitin 2025, 660 mln vetëm për blerje banesash

5 Shkurt 2026 | 18:09

Huaja e re e dhënë nga sektori bankar gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas arriti në rreth 62.3 miliardë lekë, ose 640 mln euro, niveli më i lartë mujor i regjistruar jo vetëm gjatë vitit 2025, por edhe në një shtrirje më të gjerë kohore ndër vite. Krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, huaja e re rezulton rreth 30% më e lartë.

E ndarë në kategori, kredia për bizneset arriti pranë 510 mln euro, me rritje vjetore rreth 32%.

Edhe kreditimi për individët ka shfaqur një ecuri pozitive. Gjatë dhjetorit, huaja e re për këtë segment u ngjit në rreth 130 mln euro, çka tregon se kërkesa për kredi konsumatore dhe financim familjar mbetet e fortë, veçanërisht në fundvit.

Një peshë të veçantë në kreditimin e individëve vijon të ketë financimi për blerje banese. Vetëm gjatë dhjetorit, huaja e re për këtë qëllim arriti rreth 57 mln euro. Në total, gjatë gjithë vitit 2025, bankat kanë akorduar rreth 660 mln euro kredi për blerje banese për individët.

Ndërkohë, në total përgjatë gjithë vitit 2025, sektori bankar ka disbursuar rreth 4.5 miliardë euro, nga të cilat 3.1 mld për bizneset. Krahasuar me vitin 2024, kur huaja e re ishte 3.8 mld euro, rritja vjetore për vitin 2025 llogaritet pranë 15%. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026