Bankers, gati projekti pilot termal. Teknologjia e re e prodhimit të naftës me avull
Kompania Bankers ka lancuar nisjen e një teknologjie të re për prodhimin e naftës në Patos-Marinzë, injektimin e avullit, i cili parashikohet të rrisë deri në 800 mije tonë në vit prodhimin e naftës përgjatë 5 viteve të ardhshme.
Për Bankers ky është një moment historik në prag të përmbushjes së 2 dekadave të themelimit të tij. Vitet e fundit, prodhimi i naftës në Patos-Marinzë kishte pësuar rënie, dhe metodat e përmiresuara të riaktivizimit të prodhimit të naftës përmes injektimit të avullit duket premtuese .
“Duke parashikuar zbatimin me sukses të planit tonë të zhvillimit termal, ne parashikojmë një rritje vjetore të dukshme prej 5% -15% të prodhimit total të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës nga viti 2025 deri në vitin 2029. Deri në vitin 2029, ne parashikojmë që prodhimi total vjetor i fushës së Patos-Marinzës të kalojë 800,000 ton naftë. Ky rrugëtim tregon angazhimin e Bankers ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe ndjekjes së vazhdueshme të përsosmërisë”, tha CEO i Bankers, Huanqin Xiao.
Që nga viti 2017, Bankers ka krye kërkime e studime në fushën e naftës së Patos-Marinzës, dhe zbuluan se shtresa e Goranit përmban më shumë se 50 milionë tonë rezerva nafte, duke e bërë atë një potencial kryesor për projektin e injektimit të avullit.
“Ky projekt është një mundësi shumë e mirë për të rigjallëruar fushën e vjetëruar të Patos-Marinzës. Që nga viti 2017 deri më sot ne kemi bërë kërkime për këtë teknologji dhe ne tashmë jemi të bindur që kjo do t’i shërbejë të ardhmes. Në vitin e fundit, 2023-2024 do të investojmë mbi 20 milionë dollarë për projektin e avullit. Në vitin 2029 vetëm prodhimi nga projekti I injektimit të avullit do të shkojë 500 mijë në vit”, tha nëndrejtori i përgjithshëm, Desheng Ma.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që synon të zbatohet në 2024 është ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve të naftës. Eskpertët thonë se ai do ti jap zgjidhje të përherëshme, trajtimit të mbetjeve të naftës të depozituar në brendësi të gropave ekologjike dhe më pas të nis rehabilitimi I gropave të vjetra. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 30.000 m2. Ndërsa është hartuar dhe miratuar planin për këtë impiant modern mbetet vetëm miratimi tij nga agjensitë shtetërore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bankers paguan mbi 6 milionë $ rentë minerare në 3 muaj, 80% e totalit nga kjo taksë
- Bankers përmirëson infrastrukturën në Marinëz dhe Belinë
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve