English

Bankers investoi 4 mln dollarë në 2023 për përmirësimin e mjedisit në Patos-Marinzë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bankers Petroleum Albania, kompania më e madhe e naftës në vend, raporton se vetëm gjatë vitit 2023 janë investuar rreth 4 milionë dollarë në përmirësimin e mjedisit në fushën e naftës së Patos-Marinzës.

- Advertisement -

Investimi i kësaj shifre nga ana e kompanisë është bërë me qëllim mbrojtjen e mjedisit përmes uljes së ndjeshme të transportit me automjete përreth zonës operacionale, por dhe investime në trajtimin e mbetjeve hidrokarbure.

Bankers Petroleum raporton se investimet gjatë vitit 2023 kanë pasur si fokos të tyre dhe eficencën e energjisë.

Përmirësimi teknologjik ka bërë që të reduktohet ndjeshëm kostoja e energjisë për çdo ton të prodhuar. Një zhvillim që ka ndikuar dhe në uljen e ndikimit negative në mjedis.

“Gjatë vitit të kaluar norma jonë e konsumit të energjisë arriti në 0.62 gigaxhaul për ton prodhim duke shënuar një përformancat më të mira pasi është thuajse gjysma e treguesit evropian të performancës mjedisore të përshkruar në raportin e fundit të IOGP (Prodhuesit Ndërkombëtarë të Naftës dhe Gazit), i cili është 1.16 gigaxhaul për ton”, konfirmon zyrtarisht Bankers.

Përmirësime të ndjeshme ka patur dhe për sa i përket gazrave serrë.

“Duke bërë publike transparente emetimet në të gjitha fushat, Bankers demonstron qasjen e gjithëpërfshirëse për menaxhimin e gazeve serrë dhe angazhimin e për të reduktuar gjurmën e mjedisore gjatë gjithë veprimtarisë”, thonë burimet zyrtare.

Kompania Bankers kryen dhe ripërdorim dhe riciklim të materialeve të përdorura për të maksimizuar vlerën e tyre dhe për të minimizuar mbetjet në landfill.

“Ripërdorimi dhe riciklimi i materialeve në produkte dhe shërbime për të maksimizuar vlerën prej tyre dhe për të minimizuar mbetjet në landfill është thelbësore për qëndrueshmërinë tone. Në lidhje me këtë ne po trajtojmë llumrat e mbeturinave të vajit në furrën e çimentos, të cilat shërbejnë si input i pjesshëm i energjisë në proces, po zhvillojmë projekte për të reduktuar përdorimin e energjisë dhe po investojmë në një projekt për trajtimin e llumit të naftës për të rikuperuar naftën nga mbeturinat”, njofton Bankers.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht kompania ka çuar drejt 0 transportin e naftës me autobote ndërkohë që edhe transporti i mallrave dhe lëndëve të ndryshme të nevojshme për operacionet hidrokarbure është përgjysmuar që prej vitit 2015.

Përmirësimi i teknologjisë, riciklimi, trajtimi i mbetjeve hidrokarbure dhe reduktimi i transportit tokësor kanë ndikuar në mbrojtjen e mjedisit në Patos-Marinzë.

Kompania bën me dije se standardet që janë vendosur prej saj u kërkohet që të zbatohen dhe nga ana e kontraktorëve dhe nënkontraktorëve.

“Ne kemi vendosur një standard të lartë për HSE në operacionet tona që shkojnë përtej detyrimeve ligjore, dhe ne kërkojmë që të gjithë kontraktorët dhe nënkontraktorët tanë të punojnë sipas standardit tonë! Ne përpiqemi të adoptojmë qasje të përqendruara te individi në çdo gjë që bëjmë, dhe të njohim vlerën e punëtorëve tanë, t’i trajtojmë ata si asete dhe të investojmë tek ata. Ne përpiqemi të krijojmë kushtet dhe të promovojmë punën e denjë për punëtorët tanë – kapitalin tonë njerëzor – që mbështet performancën dhe qëndrueshmërinë tonë si biznes”, nënvizon Bankers.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×