Banorët: Dhunuesja e maces u rikthye në vendngjarje, brenda çantës lëvizte diçka
Një video ku një grua dhunon një mace derisa kafsha ngordh ka qarkulluar në rrjete sociale.
Banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja kanë folur për “SOT” në Euronews Albania duke shprehur shqetësimin për personin i cili sipas tyre ka probleme të shëndetit mendor.
Një fëmijë i lagjes tregoi se zonja u rikthye në pallatin ku më herët kishte vrarë macen dhe e ëma e djalit i kishte kërkuar të largohej.
Ajo kishte refuzuar të ikte, ndërsa përsëriste vazhdimisht se nuk kishte vrarë asnjë mace, siç tregon dhe i mituri. Ai shtoi gjithashtu se në krah mbante një çantë të madhe, të mbushur plot, brenda së cilës lëvizte diçka.
Një vajzë tjetër, banore e lagjes tregon se të gjithë janë shqetësuar pasi kujdesen për kafshët dhe i ushqejnë ato.
“Kemi frikë normalisht, sot një kotele, nesër një fëmijë,” – tha vajza e cila tregoi se autorja dukej sikur fillimisht po e përkëdhelte macen, ndërsa nga kamerat e sigurisë është parë dhuna që ka ushtruar.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit