Banorët e Buchas rrëfejnë makthin e përjetuar nga sulmet ruse
Pas ngjarjeve dramatike të personave të vrarë të hedhur në rrugët e qytetit Bucha në afërsi të Kievit, të shumta kanë qenë reagimet në të gjithë botën.
Liderët perëndimorë duke dënuar aksionet e Rusisë kërkojnë që të ndërmerren më shumë sanksione ndaj saj.
Kryetari i bashkisë së Bucha-s, Anatoliy Fedoruk akuzoi trupat ruse për vrasjen e qëllimshme të civilëve gjatë pushtimit, akuza që Ministria ruse e Mbrojtjes i mohon dhe i cilëson pamje të fabrikuara.
Anatoliy Fedoruk shprehet se banorët u detyruan të ishin nën pushtetin e luftëtarëve nga Çeçenia që mbështesin rusët.
“Pardje kam numëruar, 21 persona të pushkatuar. Gjenocid dhe keqtrajtim ndaj civilëve. E dini? Çdo luftë është krim, por ka disa rregulla për udhëheqjen e një lufte. Hordhia ruse ka treguar se ata po vrisnin qëllimisht. Ata morën dritë jeshile nga Putin. Prandaj, nuk kam asnjë term tjetër për ta cilësuar këtë, përveç gjenocidit”, tha Anatoliy.
Me lot në sy banorja e qytetit Bucha, Tetyana Volodymyrivna tregon për përjetimet e saj, e cila shprehet se ajo dhe burri i saj, një ish-marins ukrainas, u tërhoqën zvarrë nga banesa kur trupat ruse ngritën qendrën komanduese në ndërtesën e tyre dhe u mbajtën të burgosur për ditë të tëra.
Më pas ajo nuk e pa më bashkëshortin e saj.
“Ata erdhën në orën 20:00. Pastaj filluan të kontrollonin banesën, u bë një kontroll i shpejtë, ku ata po na tërhiqnin zvarrë. Kaluan pesë ditë, 10 pastaj 13, po kërkoja burrin tim. Pastaj shkova në bodrum ku pashë dy trupa të shtrirë, dhe kur zbrita, e njoha nga këpucët, nga pantallonat, dhe fytyra e tij ishte gjymtuar, trupi i tij ishte i ftohtë. Fqinji im ka ende një foto të fytyrës së tij, ku ai ishte qëlluar në kokë, ishte gjymtuar dhe torturuar. Ai u varros një metër thellë, që qentë të mos e hanin”, tha Volodymyrivna.
Gjithashtu, zyrtarët britanikë frikësohen se ngjarje të tilla si në Bucha mund të ndodhin edhe në qytete të tjera të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara
- 10:27 U aksidentua për vdekje në Pogradec, policia: 32-vjeçari po arratisej me makinën që kishte vjedhur
- 10:24 Investimet dhe integrimi europian, Rama takon kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksidenti i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg