Banorët e Postribës në protestë për ujin e pijshëm, gurorja dëmtoi ujësjellësin

19 Nëntor 2022 | 15:27

Ky ujë u faturohet banorëve të Postribës çdo muaj nga ujësjellës-kanalizime, pavarësisht se duket që është i pakonsumueshëm.

“Kemi kontaktuar me ujësjellësin dhe ujësjellësi pa pikë turpi ka dhënë 1400 metra larg burimit guroren, ajo është vertikale, 40 metra kurse në vijë ajrore shkojnë në 80 metra, 100 metra s’i kap”, thotë Ramiz Shabaj, banor i Postribës.

Prej 4 vitesh uji është i papijshëm për shkak të ndërtimit të gurores së Rrësekut.

“Kemi shkuar me shishe tek drejtoria e ujësjellësit, si kam ardhur këtu sot edhe atje, dhe tha ai tjetri që ka qenë drejtori më ka thënë edhe unë e pi këtë ujë. Po këtë as bagtëia nuk e pinë o njerëz, as bagëtia nuk e pi”, shprehet Zamir Milani, banor i fshatit Milan.

“Qeveria, nga kryeministri deri tek administratori këtu poshtë bashkë me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi që e kanë lejuar me një dëgjesë publike prej 7 personash që të jepet kjo leje minerare për interes të një personi, ish-deputeti këtu është një krim, korrupsion”, tha Xhevdet Karmaj, banor i Postribës.

Padinë e kanë drejtuar në SPAK, por banorët thonë se edhe drejtësia po i sorollat pa i dhënë asnjë përgjigje 7000 banorëve të kësaj zone, të cilët po rropaten për gjënë më bazike, ujin e pijshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026