Protestë në Postribë, banorët: Gurorja ka dëmtuar burimin e ujit
Banorët e Postribës në Bashkinë e Shkodrës kanë protestuar ditën e shtunë për shkak të punimeve që po kryhen në guroren e Rrësekut. Firma mori leje në vitin 2017 por punimet sipas protestuesve kanë shkaktuar dëmtime në burimin e ujit të pijshëm të zonës.
“Jemi 15 mijë banorë që konsumojmë këtë ujë. Na është prishur gjithë jetesa nga punimet në gurore. Nuk po na gjejnë rrugëzgjidhje, na kanë lënë në dorë të dytë”, shprehen banorët.
Nga dëmtimet në burimin kryesor, më shumë se 15 mijë banorë të Postribës nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
“Që ditën e parë që kanë filluar punimet ne gurorë, uji është bërë i pakonsumueshëm”, thotë një tjetër banor.
Banorët thonë se i kanë dërguar shkresa të gjitha institucioneve lokale dhe atyre qendrore, e megjithatë puna në gurore vazhdon. Nëse gurorja nuk mbyllet ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestën.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)