Banorët e Vorës në protestë, projekti i rindërtimit prek banesa të padëmtuara

29 Qershor 2020 | 14:18

Brenda këtij vijëzimi të kuq përfshihet zona e re e Rindërtimit në Bashkinë e Vorës. Përpos godinave të dëmtuara e të shpallura të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit, aty gjendjen banesa private dhe biznese të padëmtuara të cilat duhet të shemben.

Për këtë arsye banorët për të tretën ditë radhazi kanë dalë në protestë pranë Bashkisë Vorë për të kundërshtuar këtë plan. Plani është miratuar që në muajin Mars nga kryetari në Detyrë Hekuran Brahimaj.

“Këto janë pallatet që kanë dalë DS 5, dhe të gjitha objektet e tjera janë të padëmtuara brenda kësaj zone”, thanë banorët.

“Ne nuk jemi kundër shembjes, ato që janë për t’u shembur të shemben, por jo ato që sa janë bërë’, u shpreh një tjetër.

“Kjo është grabitje, për mua është grabitje prone, është vjedhje e dukshme, duhet ta kuptojnë gjithë banorët e Vorës”, shtoi për mediat një qytetar, i cili tha se kjo skemë tregon qartë se synon të vjedhë pronat.

“Fondi i zhvillimit po merret tashmë me gjithë zonën. Po kontrollon objektet me dokumentacion dhe pa dokumentacion, për t’i hapur rrugë shpronësimeve”,  tregoi një tjetër.

Banorët prej ditësh kërkojnë një takim me kryetarin e Bashkisë për të sqaruar këtë shqetësim. Por, policia bashkiake nuk lejoi që banorët të kalojnë në territorin bashkiak. Pas protestës përmes një bisede telefonike kryetari u konfirmoi banorëve se do t’u mundësonte një takim.

“Më mori në telefon dhe më tha jam për zgjidhjen e problemit. Krijoni një grup përfaqësimi dhe do vij t’u sqaroj”, u shpreh banori që bisedoi me kreun e bashkisë.

Tashmë banorët janë në pritje të realizimit të bashkëbisedimit, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje mes tyre dhe bashkisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026