Barcelona perfekte në La Liga, blaugranët me 6 fitore radhazi

3 Mars 2025 | 10:58

Barcelona është rikthyer në krye të La Ligës pas fitores kundër Real Sociedadit, në një duel të mbyllur me shifrat bindëse 4-0. Ky ishte triumfi i gjashtë radhazi për skuadrën e Hansi Flick në kampionat.

Blaugranët po shkëlqejnë në La Liga, duke siguruar fitore spektakolare njëra pas tjetrës, me një lojë që ka bindur të gjithë dhe ka frikësuar kundërshtarët. Pas suksesit të fundit ndaj Sociedadit, Barcelona është ngjitur në krye të klasifikimit, duke vënë presion mbi rivalët madrilenë, Atletico dhe Real Madridin.

Ndeshja nisi keq për miqtë, të cilët mbetën me një lojtar më pak pas një kartoni të kuq, ndërsa Barcelona shënoi dy herë brenda pjesës së parë me Martin dhe Casado. Dominimi vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Araujo dhe Lewandowski vulosën fitoren e pastër 4-0.

Skuadra e Flick po funksionon si një makineri golash, duke u larguar nga stili klasik tiki-taka dhe duke ndërtuar një lojë më të drejtpërdrejtë dhe efikase. Deri tani, katalanasit kanë realizuar 71 gola në kampionat, ndërsa mbeten edhe 12 javë deri në përfundim, duke e bërë të mundur kalimin e kuotës së 100 golave të shënuar.

Barcelona po tregon formë të shkëlqyer edhe në Champions League, ku të mërkurën do të përballet me Benficën, një kundërshtar i kalueshëm në rrugën drejt fazave më të avancuara të kompeticionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026