Barcelona rikthehet në Europa League, Interi fiton me goleadë ndaj Plzenit
Bayerni dhe Interi janë dy skuadrat e kualifikuara më tej në Uefa Champions League në grupin C.
Barcelona tashmë për të dytin vit radhazi do të jetë në Europa League. Bavarezët e udhëhequr nga Julian Nagelsman nuk e patën aspak të vështirë t’i jepnin shkelmin e fundit katalanasve, me këta të fundit të cilët regjistruan një tjetër bilanc negative, asnjë goditje në portë. Inter mposhti Plzenin 4-0 dhe blindoi vendin e dytë.
Në grupin A, Napoli nuk e diskutoi fitoren ndaj Rejnxhërsit, teksa edhe Liverpuli fitoi në Amsterdam ndaj Ajaksit 0-3. Napoletanët nuk kanë asnjë humbje në kompeticion, ndërsa ndeshjen e fundit përballen me Liverpulin.
Klab Bryzh dhe Porto janë dy skuadrat e radhës që kanë siguruar një biletë për në raundin me eleminim direkt. Belgët u mposhtën nga Porto në shtëpi me rezultatin e thellë 0-4, ndërkohë qëndrojnë në vendin e parë me 10 pikë.
Atletiko Madrid dhe Leverkusen do të luftojnë për një vend në Europa Lig. Barazimi me Sportingun ka shtyrë festën e Totenhemit, i cili do të pres dhe ndeshjen e fundit ndaj Marsejës për të konfirmuar kualifikimin.
Në grupin D, gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit, pasi asnjëra prej klubeve nuk ka garantuar kualifikimin apo të eleminuarat.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik