Bardh Spahia: Sigla teknikalitet, demokratët i njohin përfaqësuesit e vërtetë
Bardh Spahia u votua dje nga demokratët në primaret në Shkodër për të kandiduar për “PD-në e Berishës” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Mirëpo Partia Demokratike zyrtare deklaroi dje pas votimeve se kandidatët e zgjedhur “nuk kanë lidhje me PD-në”.
Këtë deklaratë, Bardh Spahia e quan akuzë dhe e cilëson qesharake.
Në emisionin Now ai tha se po kandidon në formën më të natyrshme, duke vazhduar rrugëtimin e paraardhësve të tij. I ati, Ali Spahia, ishte themelues i PD-së.
“Unë dhe vëllezërit e motrat e mia jemi rritur me sukseset dhe vështirësitë e saj që në vitet e para të themelimit”, tha Spahia.
Faktin që nuk po kandidon nën siglën e PD-së, por në koalicion me LSI-në, Spahia e quan teknikalitet.
Ai thotë se kjo mënyrë kandidimi nuk do t’i konfuzojë votuesit demokratë, pasi “demokratët e gjithë Shqipërisë dhe sidomos Shkodrës dinë të identifikojnë partinë e vërtetë demokratike dhe përfaqësuesit e saj”.
Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit do të kandidojnë në koalicion me LSI-në. LSI nuk do të ketë kandidatë të vetët por do të mbështesë kandidatët e Berishës.
Këtë e konfirmoi edhe anëtarja e kryesisë së LSI-së, në emisionin “Now”.
“Marrëveshja është mes Brahimllarit dhe Këllëçit. Ne nuk do kemi kandidat për kryetar do mbështesim ato të Berishës”, u shpreh ajo.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
“PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 14:19 Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK