Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë

30 Qershor 2026 | 11:58

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës të anulonte koncertin e artistit Kanye West, duke e cilësuar atë si simbol të antisemitizmit.

Sipas Bardhit është e parpranueshme që mazhoranca “të japë leksione antisemitizmi për pjesëmarrësit në protestë” dhe nga ana tjetër të lejojë një protestë të tillë.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, i cili sqaroi se eventi i planifikuar për datën 11 është organizuar që në muajin janar dhe nuk ka lidhje me situatën aktuale apo me zhvillimet politike.

“Do doja të sqaroja opinionin publik sa i takon eventit të jashtëzakonshëm të datës 11, i cili është planifikuar që në janar dhe nuk lidhet me asnjë aktualitet protestash”, u shpreh Gonxhja.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një artist të njohur ndërkombëtarisht, i cili ka performuar në disa vende të Evropës dhe më gjerë, duke theksuar se koncerti në Shqipëri do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

“Sqaroj të gjitha insinuatat rreth koncertit. Kanye West është një super artist që ka performuar në Holandë, Spanjë, Portugali dhe Turqi. Ata që kanë diçka kundër eventit, më vjen keq, por do të jetë një nga eventet më të jashtëzakonshme të Shqipërisë, që na fut në ligën e kampionëve të eventeve elitare kulturore”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026