Bardhi: Kryetari i Kuvendit të mos vonojë thirrjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbylljes së seancës në Kuvend. Bardhi ka bërë thirrje që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi të thërrasë sa më parë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.
“Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrësesi streha e të korruptuarve. Kuvendi do duhet t’i shërbeje interesit publik. Do duhet t’i shërbejë drejtesisë që kërkojnë shqiptarët.
Do duhet t’i shërbejë barazisë para ligjit. Për sa kohë mazhoranca ka vendosur të shndërroje këtë godinë në bunkerin e të korruptuarve deputetet e opozites nuk mund të pranojnë kurrsesi funksionimin normal të Kuvendit. Kjo ishte ajo që bëmë edhe sot.
Ne i bëjmë thirrje Kuvendit, mazhorancës, kryetarit të Kuvendit të mos vonojë thirrjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve dhe të mos pengojë edhe më shumë drejtësinë”, tha ia.
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene