Bardhi njofton protestë ditën kur do votohet raporti për imunitetin e Ballukut në Kuvend
Grupi Parlamentar i PD këtë të hënë ka dorëzuar në Kuvend, Raportin e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetes Belinda Balluku. PD thekson se janë pro kërkesës së SPAK dhe barazisë përpara ligjit.
Gjatë konferencës për mediat ditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka njoftuar se ditën që do të shkojë në parlament raporti për votim, PD do të mblidhet përpara parlamentit.
Protesta u lajmërua nga Bardhi gjatë konferencës për mediat.
Raporti i PS-së ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, por burime brenda Grupit Parlamentar të kësaj force politike bëjnë me dije se do të jetë gati brenda kësaj jave.
PS dhe PD do të shkojnë me dy raporte në seancën plenare të 12 Mars, kur dhe kjo çështje në rendin e ditës.
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun