Bardhi: Takimi i Arubas zbulon lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar

9 Tetor 2025 | 11:10

Pasi mazhoranca nuk pranoi interpelancën e kërkuar nga opozita për çështjen e Arubas, në parlament fjalën e mori kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ai sqaroi çështjen ndërsa tha se një prokuror italian i ka thënë një gazetari investigativ se nuk është ekzagjerim ta quajmë Shqipërinë “narko-shtet”.

“Sipas hetuesve dhe dokumentave gjyqësore italiane dhe belge, gjatë këtij takimi është diskutuar për investime ku ishte e nevojshme mbështetja dhe miratimi nga qeveria shqiptare. Në qendër të këtij skandali qëndronte një individ i ndjekur në pesë vende perëndimore, përfshirë SHBA dhe Itali”, tha Bardhi.

Sipas tij, Shqipëria është bërë Eldorado i larjes së parave të pista dhe mafia shqiptare ka një fuqi të madhe financiare.

“Pas takimit të Arubas Edi Rama dhe ministrja Kumbaro kanë pajisur me leje ndërtimi për një objekti godine shërbimi në Bashkinë e Vlorës. Pronari i kompanisë, me firmë të Ramës, ka marrë leje ndërtimi në një zonë ku qeveria kishte vendosur që nuk do të kishte ndërtime, pasi do të ishte lungomare. I vetmi ndërtim që prish këtë vijë është projekti i Artur Shehut, dhe ky është një dokument 100% i zotërisë në fjalë”, tha Bardhi.

“Për këtë arsye, një grup deputetësh kërkuan interpelancë me Ramën, ku sipas Kushtetutës ai ka detyrë të vijë dhe të japë llogari. Kishim bërë disa pyetje të thjeshta dhe jam i shokuar nga përgjigja e Niko Peleshi. Kishim disa pyetje për Ramën nëse Artur Shehu ka përfituar apo jo leje, licenca, procedura prokurimi publik apo koncensione në Shqipëri, dhe çfarë masash ka marrë kryeministri si drejtues i Këshillit të Ministrave për të parandaluar ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi dhe për të mbrojtur konkurrencën e lirë në treg”, tha Bardhi.

“Por çfarë na thotë tani Niko Peleshi, kryetari i Kuvendit? Na thotë se këto që cituam nuk përbëjnë aspekte të rëndësishme. Që do të thotë se qeveria nuk është e interesuar në luftën ndaj krimit të organizuar. Por që kjo të vërtetohej me fakte dhe nga kryetari i Kuvendit, nuk na kishte shkuar në mendje. Nëse sipas kësaj qasjeje janë shpallur aleanca zyrtare me krimin e organizuar, këtu ka rënë shteti dhe faleminderit që e pranoni”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026