Barometri, Mavros: Rama ndihet i sigurtë, e ka fokusuar fushatën te integrimi
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros, foli mbi të dhënat e sondazhit të “Barometrit” në Euronews Albania, ku tha se në fushatë po shihet një komunikim i fortë i partive politike por sipas tij u mungon kanalizimi i tyre.
Ai tha se duket sikur kryeministri Rama ndihet i sigurt në fitore ku pavarësisht se në vend ka probleme, ai ka fokusuar fushatën me zgjedhjen e integrimit të vendit në BE.
“Partitë politike po komunikojnë fort në fushatë por duhet të gjejnë një mesazh me tre fjalë për të transmetuar mesazhin e tyre që mund të kuptohet lehtësisht nga shqiptarët dhe ata të kenë një ide se çfarë mund të presin. Kjo është detyra më e rëndësishme që i takon PS dhe zotit Rama. Nëse ai nuk po e kryen këtë, ose ndihet i sigurt, kjo tregon një mesazh arrogance, në thonjëza. Por dihet që është pamundur që ai të humbasë për arsye objektive, prandaj nuk e përdor këtë lloj strategjie dhe përpiqet të bindi shqiptarët dhe BE-në që Shqipëria është gatshme të futet atje. Gjithsesi, mendoj që dikush nga PS duhet të përballet dhe me çështjet e brendshme të vendit, pasi problemet në Shqipëri ekzistojnë,” tha Presidenti i MRB, Dimitris Mavros.
Ai theksoi se në projeksionin e përqindjeve për qëllimin e votës, limiti i zotit Rama rritet dhe nuk ulet.
“Mavros shtoi se PS nuk ka ulje në sondazhe, por ka një ngritje graduale, dhe po shihet gjithashtu një rikthim i zotit Shehaj dhe zotit Lapaj.Tani, nëse do të shohim këtë grafik, do të kuptojmë që PS është në krye të këtij faktori politik, që do të thotë se në terma cilësorë, PS nuk po ulet, por po rritet gradualisht. Pika e dyta është një rritje lineare e zotit Berisha dhe kur një kërkues shkencor sheh një rritje ose rënie lineare, ai bën të ndihet më i sigurt përsa i përket gjetjeve. E treta, çfarë mund të shohim, është një rikthim i zotërinjve Lapaj dhe Shehaj. Duhet të kemi parasysh zoti Lapaj shkon gati në 10% dhe nëse shohim përqindjen e tij në lidhje me politikanin më të përshtatshëm për të qenë kryeministër, edhe aty duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan