”Barometri Politik” diskuton prirjen e votës në sondazhin e tretë zgjedhor të Euronews Albania
Sondazhi i tretë i kompanisë MRB për Euronews Albania tregon se shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialiste do të dalë parti e parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nga të pyeturit, 49.3% u përgjigjën për PS-në dhe 33.5% për PD-në me një diferencë prej 15.8% mes dy partive.
Lexo më shumë: Shumica e shqiptarëve besojnë se PS do të dalë e para në zgjedhje, por diferenca me PD-në është ngushtuar
Për analistin Baton Haxhiu diferenca e ngushtuar mes PS dhe PD nga 19,5% në 15.8% lidhet me faktin se nga periudha kur u mbajt sondazhi i parë ka nisur fushata, e cila ka ndryshuar besimin e qytetarëve dhe të papërcaktuarit po përcaktojnë qëndrimet e tyre.
Lexo më shumë: Baton Haxhiu tregon faktorët që kanë ngushtuar diferencën mes PS dhe PD
Shumica e shqiptarëve të anketuar në sondazhin e tretë besojnë se partia që do të dalë e para në zgjedhjet e 25 prillit do të marrë 71+ mandate në parlament. Vetëm 24.1% e tyre thanë se nuk besojnë që partia që do të fitojë zgjedhjet do të arrijë të ketë shumicën parlamentare.
Lexo më shumë: Gara për 71 mandatet, shumica e shqiptarëve besojnë se do t’i marrë partia fituese e zgjedhjeve
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kujtoi se Kushtetuta nuk flet vetëm për parti të parë në zgjedhje, por edhe për koalicion. Ai kujtoi se vlen më shumë shumica në parlament se sa të dalësh parti e parë në zgjedhje. Për këtë ai debatoi me Baton Haxhiun.
Lexo më shumë: Ylli Manjani dhe Baton Haxhiu debatojnë se kujt do t’i lindë e drejta për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve
Eksperti i zgjedhjeve Blendi Çeka vuri theksin te fakti se një pjesë e socialistëve nuk besonin se PS do të marrë më shumë se 71 mandate në zgjedhje, gjë që sipas tij tregon se një pjesë e tyre nuk e kanë kuptuar mesazhin politik të Edi Ramës, i cili e ka vendosur këtë si objektiv kryesor këto zgjedhje.
Lexo më shumë: Blendi Çeka thotë se një pjesë e votuesve socialistë s’e ka kuptuar mesazhin politik të Ramës për zgjedhjet
Nëse qytetarët do t’i drejtoheshin këtë të diel kutive të votimit ata do të votonin më së shumti PS-në dhe më pak PD-në apo LSI-në. Ndërkohë bie në sy rritja e përqindjes së të pavendosurve.
Lexo më shumë: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, 41.3% e qytetarëve do të votonin PS, 30.8% PD dhe 7.6% LSI
Për Neritan Sejaminin puna e opozitës në këto zgjedhje duhet të jetë për të bindur të pavendosurit, pasi tashmë nga sondazhet po kuptohet se PS do të dalë parti e parë. Ai dhe Blendi Çeka analizuan se në tërësi PS-së i duhet mbi 45% të votave në zgjedhje për të marrë së paku 71 mandate.
Lexo më shumë: Neritan Sejamini dhe Blendi Çeka analizojnë se në cilat rrethana PS merr 71 mandate
Sipas drejtorit të kompanisë MRB, Dimitris Mavros, sondazhet tregojnë se në Shqipëri po shkohet drejt një gjendjeje dypolare politike, ku partitë e vogla do të shkojnë drejt zhdukjes. Ai u nis në këtë koment nga dobësimi i mëtejshëm i LSI-së në sondazhe dhe fakti se nga forcat e tjera përtej PS-së dhe PD-së nuk ka pasur lëvizje.
Lexo më shumë: Dimitris Mavros: Shqipëria po shkon drejt skenës politike dypolare, partitë e vogla janë drejt zhdukjes
Në “Barometrin Politik” prezantohen nga gazetarja Ilva Tare rezultatet e sondazhit të tretë të MRB-së për Euronews Albania rreth prirjes së votës së shqiptarëve. Rezultatet analizohen nga ekspertë dhe opinionistë në studio.
VIDEO E PLOTË
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta