‘Barrikadat, instrument i Vuçiçit’, Krasniqi: Lëvizjet e Kurtit sollën krizë në Veri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përgjegjës për vendosjen e barrikadave në Veri.
Në një intervistë për Euronews Albania, Krasniqi u shpreh se Vuçiç po i instrumentalizon bandat kriminale që funksionojnë në veriun e Kosaovës, për të tensionuar gjendjen.
Sipas tij, lëvizjet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sollën krizë në Veri të vendit, duke filluar me mospranimin për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.
“Aktualisht, vendosja e barrikadave është një veprim i cili ka një burim, një adresë dhe është Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ai i cili po i instrumentalizon bandat kriminale që funksionojnë në veriun e Mitrovicës, në veriun e Kosovës, për të vendosur jo vetëm këto barrikada, por për të tensionuar gjendjen e rënduar në pjesën veriore të Kosovës. Unë konsideroj se është një veprim që nga ana e Presidentit Vuçiç bëhet për të penguar normalitetin dhe për të penguar avancimin në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Padyshim që kemi kërkuar që bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë SHBA-të dhe BE-ja, të jenë të qarta dhe vokale në dënimin e këtyre veprimeve dhe në kërkesën që të ndërmerren masa për të shmangur tensionet e mëtejshme.
Në këtë kuadër, unë besoj që në ditët në vijim, qeveria e Kosovës duhet që të marrë veprime të cilat e kthejnë normalitetin dhe funksionimin e shtetit ligjor në pjesën veriore të Kosovës. Fatkeqësisht, veçanërisht gjatë muajve të fundit, gjatë muajit nëntor, kemi pasur një lëvizje nga kriza në krizë, në pjesën veriore të vendit. Sikur kryeministri Kurti të kishte racionalitetin e kërkuar dhe të nevojshëm që të koordinonte veprimet e qeverisë me partnerët ndërkombëtarë, sikur të merrte me kohë dhe jo me vonesë, kërkesën e tyre për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat, nuk do kishim largimin e komunitetit serb nga institucionet e Kosovës, që u pasua me dorëheqjen e kryetarëve të komunave, me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve