‘Spektakël momental’, Krasniqi: Aplikimi për në BE, i pakoordinuar me partnerët

15 Dhjetor 2022 | 16:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e konsideron si një spektakël momental dhe një veprim që nuk ishte koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Euronews Albania, Krasniqi u shpreh se në ceremoninë e djeshme në Prishtinë, nuk ishte i pranishëm amabsadori i Bashkimit Evropian dhe kjo sipas tij, tregon një moskoordinim të krerëve të institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Ndër të tjera, Krasniqi nënvizoi se aplikimi do të marrë vlerë, vetëm nëse futet në agjendën e Këshillit Evropian.

“Para se gjithash, është një konsensus qytetar, jo vetëm politik, që Kosova duhet t’i takojë familjes evropiane dhe si Parti Demokratike e Kosovës, ne gjithmonë kemi mbështetur dhe mbështesim çdo veprim, që na përafron me arritjen e kësaj aspirate. Ajo që duhet të themi në këtë moment, është fakti që për të ndodhur një gjë e tillë, duhet të kemi një koordinim me partnerët kryesorë evropianë. Vetëm nga pamja e ceremonisë së djeshme, mbeta paksa i befasuar, me mosprezencën as të ambasadorit të BE-së në Kosovë dhe as të ndonjë zyrtari tjetër evropian, gjë që më bën të mendoj që ndoshta edhe ky veprim, është në vazhdën e veprimeve të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë që krerët e institucioneve të Kosovës i kanë bërë si shprehi sidomos gjatë vitit 2022.

Në këtë kuadër, aplikimi do duhet të ishte një moment, i cili pastaj pasohet edhe nga vepra të tjera konkrete. Vlera e aplikimit do të konkretizohet vetëm në momentin kur ky do të përfshihet në agjendën e Këshillit Evropian. Pa pasur një qartësi se a do të ndodhë kjo, druaj se kemi të bëjmë me një veprim i cili, përtej spektaklit momental, nuk do të ketë një vlerë dhe do të jetë dëshpërues për qytetarët e Kosovës në të ardhmen”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi këtë të enjte në Pragë, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023