Barrot: “Autonomia strategjike” e Evropës përgjigjja ndaj doktrinës Trump
Evropa duhet të “përshpejtojë” drejt “autonomisë strategjike” për t’iu përgjigjur doktrinës së re mbrojtëse të administratës amerikane të Presidentit Donald Trump, e cila i jep përparësi çështjeve të kontinentit amerikan dhe kritikon një Evropë që, siç pretendon ai është në rënie, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot.
Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së të premten e kaluar është ” një moment sqarimi dhe e vërtete që na bën thirrje të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe të përshpejtojmë”, sepse “e justifikon Francën “, e cila “i ka kërkuar Evropës të arrijë autonomi strategjike që nga viti 2017”, theksoi Barrot, duke folur në Asamblenë Kombëtare.
Administrata Trump publikoi të premten një dokument që përshkruan Strategjinë e saj të re të Sigurisë Kombëtare, e cila parashikon, ndër të tjera, se Evropa po shkon drejt “asgjësimit kulturor” nëse nuk lufton “imigracionin masiv”. “Nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti (evropian) do të jetë i panjohur brenda 20 vjetësh ose më pak”, thuhet në tekst.
Me tone të ngjashme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, me karakterizime të ashpra në një intervistë për Politico dje, tha se “shumica e kombeve evropiane (…) po shemben” për shkak të disa udhëheqësve “budallenj” dhe një politike imigracioni me “korrektësi politike” të tepruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim