Basha akuza qeverisë: Xhepat e shqiptarëve janë bosh për shkak të politikave të gabuara të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një vizitë në një fasoneri në Vorë, ndërsa akuzoi qeverinë duke thënë se ka dështuar në planin e saj për të menaxhuar situatën socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Duke folur për mediat, shefi i opozitës u shpreh se vendi është në krizë të thellë.
Ai tha se plani me pesë pika i shpalosur dje nga Partia Demokratike nuk është plani elektoral, por një plan ekonomik që jep recetën për menaxhimin e situatës për gjashtë muajt e ardhshëm.
“Plani që kemi shpalosur këtë javë nuk është programi ynë elektoral, siç nga padije apo nga dashakeqësia janë përpjekur ta shpalosin disa. Është plani për këto gjashtë muaj, sepse këto gjashtë muaj të fundit të kësaj qeverie, duam s’duam ne drejtimin e ka akoma një njeri, i cili në vend që të marrë masat për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, vazhdon të bëjë sharlatanin dhe palaçon nëpër ekrane me shpresën që duke përdorur batuta do të fshehë të vërtetën”, tha Basha.
Shefi i opozitës së bashkuar theksoi se shqiptarët sot janë më të varfër për shkak të politikave të gabuara dhe korruptive, që ka ndjekur qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Bashës, paratë e shqiptarëve janë shpërndarë në mënyrë të padrejtë tek një kastë e ngushtë oligarkësh, të cilët kanë lidhje të ngushta me qeverinë aktuale.
“Ai një të vërtetë nuk e mbulon dot, tavolinat e shqiptarëve janë boshatisura prej vendimmarrjeve të tij të dështuara dhe korruptive. Xhepat e shqiptarëve janë boshatisur për shkak të çuarjes së parave në xhepat e një kaste oligarkësh”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Kreu i PD-së Lulzim Basha prezanton planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë
Rama: Nuk do të ketë më pagë minimale nën 30 mijë lekë, jemi vendi me papunësinë më të ulët në rajon
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta