Basha akuza Ramës: Nuk ka krizë energjitike, por korrupsion dhe keqmenaxhim
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se nuk ka krizë energjitike, por “është një krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan”.
“I keni bilancet e operatorëve të energjisë. I keni parë si në verë shesin me çmim të ulët dhe e blenë me 3-4 fshih të çmimit pak muaj më vonë, me tenderë fiktivë, me lekët që mblidhen nga taksat shqiptarëve”, u shpreh Basha gjatë një konference për mediat.
Kryedemokrati i quajti ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe kilentelizëm OSHEE-në dhe KESH-in.
“Ka një bollëk për Edi Ramën dhe hajdutët e KESH dhe OSHEE, 10 milionë euro të pajustifikuara midis çmimit të tregut dhe sa e blejnë këtë energjinë”, u shpreh z. Basha.
Sipas kreut të PD, me rritjen e çmimeve Rama do të shfrytëzojë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat që ka hapur në buxhet me tenderë korruptivë.
“Ai që është përgjegjësi i gjendjes ku ndodhet vendi, sot kërkon të merremi me batuta vetëm për të hequr vëmendjen nga situata. Qeveria e Ramës refuzon të dëgjojë thirrjet e qytetarëve dhe refuzon planin tonë racional, sepse ai ka planin e tij për të vjedhur shqiptarët. Ne jemi në parlament për këtë betejë dhe asnjë arsye tjetër për t’i kthyer vendin legjitimitetin.
Ai shtoi se kjo qeveri e ka çuar borxhin publik në 80% zyrtarisht, i cili bashkë me PPP-të mund të shkojë edhe 100%.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta