Basha apo PD? Kush u financua nga paratë ruse? Berisha pyetësor për deputetët
Partia Demokratike, grupimi i drejtuar nga Sali Berisha, u ka dërguar deputetëve demokratë një pyetësor në lidhje me veprimet e ndërmarra gjatë vitit 2017, kur shpërtheu skandali i financimit me para ruse të partisë së drejtuar atë kohë nga Lulzim Basha.
Deputetëve të PD u kërkohet të përgjigjen në lidhje me qëndrimet që kanë mbajtur dhe nëse ata janë njohur me raportet financiare të Partisë Demokratike, kryesisht gjatë vitit zgjedhor 2017.
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha shpjegoi se ky është një nga hapat që PD e drejtuar nga Berisha ka marrë për t’u larguar nga përgjegjësia lidhur me financimin nga paratë ruse.
Janë 8 pyetje ku deputetëve të PSD u kërkohet të japin të dhëna sa i takon udhëzimeve që kanë marrë për shpenzimet që do të bënin si gjatë fushatës së 2027 dhe më pas gjatë periudhës kur PD pati konfliktin duke djegur mandatet.
Përmes këtyre pyetje dhe në varësi të përgjigjeve të deputetëve, komisioni i drejtuar nga Ledina Mandija synon të dalë në përfundim nëse akuzat për financime ruse dhe lidhjet e dyshimta i drejtohen personalisht Bashës dhe personave të lidhur me të apo mund të përfshijnë PD në tërësi.
PD e Berishës kërkon që përmes nxjerrjes së këtyre fakteve kërkon të largohet nga këto akuza duke ja lënë përgjegjësinë Bashës.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta